21.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Mbështesim fiskalizimin, të forcohen masat kundër pastrimit të parave

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj zhvilloi dje një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një reagim në Twitter, Kim u shpreh se “Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të forcojë masat kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet nga raporti i Moneyval.

Kim theksoi se, kjo është thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet e Shteteve të Bashkuara, do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, u shpreh Kim.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img