18.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Tre zjarre në qiell të hapur

Shkup, 2 prill – Tre zjarre në qiell të hapur janë evidentuar në 24 orët e kaluara, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për menaxhim me kriza. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut.

“Nga mesdita do të mbajë moti i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri. Temperatura ditore nga nesër deri të shtunën do të ulet gradualisht, ndërsa të dielën do të rritet për dy deri në katër gradë. QMK-ja apelon për vigjilencë, që qytetarët të kenë parasysh parashikimin e motit gjatë qëndrimit në natyrë dhe të strehohen në periudhat e paqëndrueshmërisë së papritur meteorologjike në ditët në vijim, ndërsa pas reshjeve të dendura lokale në terren, t’i kenë kujdes përrenjtë, për të mos lëvizur pranë shtretërve të lumenjve, përgjatë kanaleve kulluese, në lugina të thella dhe të thepisura.”, thekson QMK-ja.

Gjithsej 1,513 thirrje janë evidentuar në numrin ekzistues për thirrje për raste emergjente 112 në QMK, në 24 orët e kaluara.

Marketing
Related news