18.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Guvernatori i Bankë së Shqipërisë, Gent Sejko dorëzohet në SPAK

Zhvatjet nëpërmjet kredive kanë çuar në SPAK guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për shpërdorim detyre pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe jo të duhurat për të frenuar skemën e mashtrimit të mijëra qytetarëve nga shoqëria fantazmë e mikrokredive MCA.

Shpeshherë pranë redaksisë sonë kanë ardhur denoncime në lidhje me këtë shoqëri, por edhe pse Banka e Shqipërisë ishte e vetëdijshme për shkeljet, nuk mori masat e duhura ndaj saj.

Ajo vendosi të zgjaste me 6 muaj të tjerë pezullimin e aktiviteti financiar jobankë “Micro Credit Albania” me argumentin se subjekti në fjalë pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues, pra ka reflektuar.

Këto institucione jobanka përveç operimit në një mënyrë joprofesionale kanë interesa tepër të larta dhe abuzuese. Ndaj ato duhet të jenë objekt hetimi.

Institucionet e mikrokredisë po japin hua me interesa tepër të larta për shkak ndaj duhet të jenë objekt hetimi nga institucionet përkatëse.

Ka raste kur individëve konsumatorë u është sekuestruar prona pa dijeni, pa u njoftuar më parë nga përmbarimi.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë sigurisht që ka qenë në dijeni të kësaj abuzueshmëria në masë të lartë dhe nuk ka reaguar duke u bërë palë me të njëjtat vjedhëse siç janë institucionet financiare jobanka.

Marketing
Related news