26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Udhëtimi më i gjatë në botë me tren, Portugali-Singapor për 21 ditë – bëhet fjalë për 18,755 kilometra

Është hapur një linjë e re hekurudhore e cila njëherit i ka dhënë edhe epitetin e rrugëtimit më të gjatë në botë më tren.

Udhëtimi nga Lagos në jug të Portugalisë drejt Singaporit, do të duhej të zhvillohej përmes Parisit, Moskës dhe Pekinit.

Bëhet fjalë për 18,755 kilometra që sipas ekspertëve do të duhen 21 ditë udhëtim që treni të arrijë në destinacion.

Gjatë këtij udhëtimi treni do të kalojë nëpër 13 shtete të ndryshme siq është Spanja, Polonia, Bjellorusia (në Evropë), Mongoli, Tajlandë dhe Malajzisë (Azi).

Megjithatë në këtë udhëtim trijavor do të ketë ndalesa, pasi për kalimin në disa vende nevojiten viza dhe dokumentacione tjera.

Sa i përket çmimi të biletës, të gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë një udhëtim të tillë duhet të ndajnë nga 1,200 euro. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img