14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Të gjithë presin dorëheqjen, Zaev del me status në FB, ja çfarë thotë

Shkup, 8 nëntor – Duke pritur të gjithë dorëheqjen e tij, kryeministri i vendit, Zoran Zaev para pak çastesh ka dalë me një qëndrim zyrtar në FB profilin e tij.

Ai shkruan se opozita të vetmin qëllim me presionin që po bën, është vetëm të vijë në pushtet dhe asgjë tjetër. E për këtë siç thotë Zaev, janë të gatshëm ta rrezikojnë marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen me Bullgarinë si dhe marrëveshjen e Ohrit, informon Zhurnal.

Siç shkruan Zaev, ky shtet ka popull dhe politikanë të cilët nuk do të lejojnë Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta robërojnë dhe çojnë dëm shtetin.

“Për dëshirën e madhe për pushtet ishin të gatshëm ta dërgojnë shtetin në fundosje, e populli të vuajë.

Këto ditë jemi dëshmitarë për rrezikimin e Marrëveshjes së Prespës, të marrveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, marrëveshjes së Ohrit, shoqërisë së përbashkët, paqes së qytetarëve dhe marrdhënieve të mira me fqinjët.

Por ky shtet ka popullin e vet, qytetarë, demokraci, luftëtarë, politikanë dhe parti të cilat nuk do të lejojnë Mickoskin, Apasievin dhe Gruevskin ta robërojnë dhe çojnë dëm shtetin përsëri. Kauza jonë është edhe shtetërore edhe e qytetarëve.

E di se përshkak kësaj kauze me krenari qëndrojnë shumica e qytetarëve dhe shumica e deputetëve.

Demokracia, liria, solidariteti dhe e përbashkëta janë vlerat tona”, ka shkruar Zaev.

Nga ana tjetër, shumica tjetër që sapo është krijuar nga opozita së bashku me Besën, kanë dorëzuar në Kuvend iniciativën për rrëzimin e Qeverisë. Ngelet të shohim nëse do të kalojë në Kuvend.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10160069683447932
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img