34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Takohen kryetarët e dhjetë Parlamenteve të vendeve të EJL-së, miratohet Deklaratë e përbashkët

Shkup, 24 shtator – Në organizim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot u mbajt Takimi i dhjetë i kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore i përkushtuar ndaj zgjerimit. Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore dhe të vendeve të Grupit të Vishegradit.

Në Konferencë fjalë rasti ka pasur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, komisari evropian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Hungarisë, Llasllo Kover.

Kryeministri Orban, siç thekson Pres shërbimi i Kuvendit e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes kulturore dhe memories së Hungarisë me vendet e Ballkanit dhe lidhjet e ndërsjella që janë ndërtuar me dekada. Sipas tij, Ballkani është porta e Evropës e cila paraqet pjesë të pandashme të shtëpisë evropiane dhe për këto arsye, çdo prolongim i procesit të integrimit paraqet gabim të madh gjeostrategjik të Evropës.

“Komisari Varheji e shprehu qartë mbështetjen e padyshimtë të vendeve të Grupit të Vishegradit për integrimin e vendeve të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian, që nuk është vetëm realitet ekonomik, social dhe historik, por edhe realitet politik. Mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është më se e duhur në këtë çast dhe ndërmarrja e hapave konkrete për ardhmërinë e këtyre vendeve”, thuhet në kumtesë.

Në suazat e Konferencës u drejtuan kryetarët e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore përfshirë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në fund të takimit, siç theksohet është miratuar Deklaratë e përbashkët në të cilën kryetarët e konfirmuan përsëri zotimin e vet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të bazuar mbi sistemin e meritave, hapjen e procesit të negociatave pa prolongime të mëtejshme dhe përshpejtimin e procesit të filluar të negociatave.

“Pjesëmarrësit e përshëndetën metodologjinë e re të zgjerimit, qëllimi i së cilës është proces aderimi më dinamik, më i besueshëm dhe më i parashikueshëm, dhe zotimet për tejkalimin e çështjeve të hapura me anë të dialogut. Nga ana e tyre u kërkua inkuadrimi i vendeve të Evropës Juglindore në Konferencën për ardhmërinë e Evropës, si edhe solidaritet më i madh në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid – 19 në vendet e Evropës Juglindore dhe mbështetje nga institucionet evropiane”, theksohet në kumtesë.

Deklarata do të dërgohet në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve evropiane. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img