5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Osmani formon grup pune për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në programin e SHBA-së për heqjen e vizave

Shkup, 18 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka bërë të ditur se ka formuar grup pune në kuadër të Ministrisë që do të ketë për detyrë të punojë në inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Visa Waiver programit të SHBA-së.

“Procesi i heqjes së vizave për shtetasit tanë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara është një proces i gjatë dhe kompleks, por duke pasur parasysh angazhimin tonë për forcimin e partneritetit mes nesh, kushtet janë krijuar për të filluar atë. Konfirmimi më i madh i kësaj është pranimi i vendit tonë në Aleancën e NATO -s, por edhe përparimi i bërë në fushën e sigurisë si një vlerë shtesë e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Ai ka shtuar se përfundimi me sukses i këtij procesi kërkon punë afatgjatë dhe të përkushtuar dhe arritja e këtij qëllimi do të jetë në dobi të qytetarëve të të dy vendeve mike.

“Përveç kësaj do të krijojë një efekt të rëndësishëm pozitiv në bashkëpunimin ekonomik, përparimin demokratik dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit por do të ketë një ndikim pozitiv edhe në të gjithë rajonin. Ky hap është një konfirmim tjetër i angazhimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar partneritetin tonë strategjik”, thekson mes tjerash shefi i diplomacisë në postimin në Fejsbuk.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img