33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Një i mitur lëndohet nga energjia elektrike në gardhin e oborrit të tij

Një i mitur nga fshati Labunishtë i Strugës është lënduar nga energjia elektrike kur ka prekur gardhin në oborrin e tij, njoftoi sot SPB Ohër.

Sipas informacioneve, mbrëmë në ora 21:10 në njësinë policore të Veleshtës është raportuar se një i mitur nga fshati Labunishtë është sjellë me lëndime në institucionin privat shëndetësor në fshatin Podgorcë.

“Punonjësit policorë kanë kryer hetim dhe është konstatuar se i mituri ka pësuar lëndime në oborrin e tij kur ka prekur gardhin në të cilin kishte linja të ulëta të energjisë elektrike. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, sqaroi zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski.

Inspektimi duhet të tregojë se si është transmetuar energjia elektrike në gardh.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img