Gostivar, 31 tetor – Votimin në komunën e Gostivarit në pjesën e parë të ditës e karakterizoi dalja e madhe në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
Deri në orën 13:00 në vendvotime të drejtën e votës e shfrytëzuan 15.236 qytetarë (18,81%). krahasuar me mesataren në terminin e njejtë të rrethit të parë, dalja është më e madhe për mbi 5 për qins (atëher kishte përafërsisht 11 mijë).
Daljen e rritur e konfirmuan edhe kandidatët për kryetarë të Komunës dhe shtabet e tyre zgjedhore.
Në komunën fqinje, Vrapçisht, deri në orën 13:00 në 39 vendvotie dolën 4.295 qytetarë nga 26.383 votues të regjistruar (16,29 për qind).