0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë mundësoi që kadetë të shkollohen të “Uest Point”

Shkup, 8 dhjetor – Ministria e Mbrojtjes për herë të parë mundësoi që kadetë tanë të shkojnë në shkollim të rregullt në akademinë ushtarake “West Point” në SHBA.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, për këtë mundësi për herë të parë është bërë fjalë gjatë vizitës së ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në SHBA në shtator të këtij viti, në kuadër të së cilës është ngritur edhe kjo çështje. Është vlerësuar se shkollimi i deritanishëm i përkohshëm i kadetëve tanë në akademitë tjera ushtarake në SHBA është treguar i suksesshëm dhe se dhënia e mundësisë për shkollim i kadetëve të RMV në njërën nga akademitë më të vjetra dhe më prestigjioze ushtarake “West Point” do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të kontribuojë drejt thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe aleancës.

kandidatët për shkollim në “West Point” duhet të jenë tashmë të regjistruar në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” në vitin akademik 2021/2021. Konkursi për zgjedhje i tre kandidatëve është publikuar në internet faqet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Akademisë ushtarake dhe mund të paraqiten të gjithë që i plotësojnë kushtet e parapara. Shkollimi do të zgjat katër vite.

Akademi ushtarake amerikane “West Point” është institucion udhëheqëse edukative-ushtarake në botë sipas programit që e zbaton në mësim dhe sipas kushteve që ia ofron kadetëve të saj dhe është më e vjetra mes pesë akademive ushtarake në SHBA.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img