1.8 C
Skopje
Sunday, November 27, 2022

Linguini me ton, limon dhe ullinj

Një pjatë e parë që shijon si e ngrohtë, ashtu dhe e ftohtë, me pak majdanoz të grirë. Lexoni më poshtë recetën:
Përbërësit:
320 gr linguini
280 gr ton në vaj
një limon bio
60 gr ullinj të zinj pa bërthamë
60 gr ullinj jeshil pa bërthamë
25 gr kapperi të shpelara nga kripa
vaj ulliri e.v
kripë
piper
Përgatitja:
Në mikser, fruloni ullinjtë e kaperin në copa të mëdha. Copëtoni peshkun ton.
Hiqini lëkurën limonit dhe shtrydhni gjysmën e lëngut. Në një tas shtoni ato që gritë në mikser, tonin dhe shtoni pak vaj ulliri.
Zieni linguini-t në ujë me kripë, kullojini, dhe hidhini në enën me përbërësit e tjerë duke i përzier mirë.
Shtoni dhe lëngun e lëkurën e grirë të limonit, shtoni piper dhe servirini.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img