13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Lëndimi i Lautaro Martinez nuk është serioz, mund të luajë dy ndeshje me Atgjentinën

Interi ka marrë një lajm të mirë në lidhje me Lautaro Martinezin, i cili humbi barazimin 0-0 të Argjentinës kundër Paraguait.

Sulmuesi argjentinas ka humbur ndeshjen, ndërsa Interi kishte frikë se do të kthehej i lënduar në skuadër pas pushimit me kombëtare.

Por Nerazzurrët, sipas Sky Sport Italia, kanë qenë në kontakt me stafin e Argjentinës, që e kanë siguruar Interin se Lautaro Martinez vuan vetëm nga lodhja në muskujt e kofshës dhe ndalimi ishte vetëm një masë paraprake.

Ai do të kthehet në stërvitje sot dhe do të jetë në dispozicion te Lionel Scalonit për ndeshjet e radhës kundër Uruguait dhe Perusë.

Interi kthehet në aksion kundër Lazios në “Olimpico” më 16 tetor, ndërsa pas saj një ndeshje në shtëpi kundër Sherif Tiraspol në Ligën e Kampionëve.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img