27.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Dyshohet se nipi vrau xhaxhain, më pas edhe veten

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin, Mekat të Vlorës.

Dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas ka vrarë edhe veten.

”Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut”, ka bërë të ditur policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan oranews.

Akoma nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img