33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Çka po zien Ali Ahmeti?

Shkup, 17 dhjetor – Titulli i kësaj kolumne mund të jetë edhe ndryshe. Për shembull “Çka po zien bashkësia ndërkombëtare?”. Sepse, nëse takimi Ahmeti-Zaev-Kovaçevski është i pritur dhe normal, paksa papritur erdhi takimi Ahmeti-Mickovski. A po fillon “sprinti” final për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë dhe athua ndërkombëtarët ia kanë besuar Ahmetit misionin për të krijuar klimën e nevojshme politike që kjo zgjidhje të pranohet sa më shpejtë dhe të hapen dyert e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë?

A po dërgojnë ndërkombëtarët mesazhe përmes Ahmetit për Mickovskin në prag të zgjidhjes me Bullgarinë?

Shumë pyetje parashtruam në fillim të kësaj kolumne, prandaj është radha që të shtjelllojmë atëo pak më gjerësisht. Takimet e Ahmetit me Zoran Zaevin dhe Dimitar Kovaçevskin janë takime rutinore dhe shumë normale, si formë e komunikimit mes partnerëve të koalicionit. Në pritje të ndryshimeve në postin e kryeministrit, pasi u formalizuan ndryshimet në postin e kryetarit të LSDM-së, është shumë normale që dy partnerët mëtë mëdhenj të koalicionit të koordinohen mes veti për detajet se si do të bëhet ndryshimi, respektivisht pranim-dorëzimi i qeverisë së re. Aq më tepër kur koalicioni duhet të zgjerohet edhe me një parti të re dhe kur ekzistojnë pakënaqësi te parti më të vogla si dhe te fraksione brenda partiake lidhur me ndarjen e posteve.  

Mirëpo takimi Ahmeti-Mickovski vjen në një moment kur mund të thuhet se as i pari, e as i dyti nuk është që kanë shumë dëshirë të shohin njëri tjetrin në katër sy. Prandaj është e qartë se dikush tjetër ka kërkuar të realizohet ky takim.

Pyetja e  parë që u parashtrua në opinion, pas paraqitjes së informacionit për takimin Ahmeti-Mickovski, ishte mos ndoshta ata do të bisedojnë për formim të qeverisë VMRO-BDI dhe për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, në çka insiston partia e Mickovskit?

Takim në zyrën më të sigurt të Kuvendit?

Bazuar në vokabularin polemizues mes dy partive pas takimit (a e pranoni kandidatin tonë shqiptar, a nuk e pranoni), mund të thuhet se edhe nëse është biseduar në këtë temë, për momentin nuk është gjetur ndonjë gjuhë e përbashkët.

Sa kemi ne informacione, takimi Ahmeti-Mickovski në Kuvend është realizuar në hapësirën më të mbrojtur nga përgjime të mundshme dhe pa prezencë të personave tjerë, madje as të njeriut më të afërt të kryetarit të Ahmetit, Artan Grubit. Kjo do të thotë se është mbajtur llogari që ajo që është foluar aty, të mos përcillet diku tjetër. Krejt kjo krijon bindjen se në takimin Ahmeti-Mickovski nuk është biseduar për tema të politikës ditore, por për diçka më të rëndësishme. Më e rëndësishme për momentin se kush do të jetë në qeveri, e kush do të mbetet në pushtet është vetëm tema e zgjidhjes së problemit me Bullgarinë me çka hapen dyert për mbledhjen e parë ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të negociatave me BE-në. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta shfrytëzojë elanin e qeverisë së re në Sofje dhe të gjerë rrugëdalje nga qorrësokaku ku e kanë sjellur komisionet e historianëve kontestin Bullgari-Maqedoni. Një zgjidhje e shpejhtë mund të arrihet vetëm përmes dialogur në katër sy të figurave politike kryesore, që të mos bëjnë obstruksion ndaj saj, sepse pavarësisht efekteve emocionale-afatshkurtëra që mund të ketë, përfitimi i Maqedonisë së Veriut dhe i qytetarëve të saj do të jetë afatgjatë.   

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img