6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë nisen për të vizituar ish-eprorët e UÇK-së në Hagë

Një delegacion i zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë është nisur sot për në Hagë.

Mediat vendore kanë raportuar se delegacioni i ministrisë në fjalë pritet të vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po qëndrojnë ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nisja e tyre bëhet e ditur edhe nga Genc Nimoni, pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ndarë përmes një llogarie në Instagram fotografi.

Fotografi të ngjashme ka ndarë edhe Pranvera Ejupi–Hajzeraj nga po ky dikaster.

Marketing
Related news