14.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Mlladenovska: Do të lëshojmë vendim për ndalesë të qasjes në Toksikologji për punonjësit shëndetësor pa kontratë pune

Shkup, 2 maj – Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor do të lëshojë vendim, me të cilën punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk kanë marrëveshje për punë në Klinikën për toksikologji do t’u ndalohet qasja në Klinikë. Hapi i këtillë i ISHSSH pason pasi që menaxhmenti i Klinikës nuk ka vepruar pas vendimit të lëshuar për vërejtje me masa të imponuara inspektuese.

Siç informoi sot drejtoresha e ISHSSH Renata Mlladenovska, menaxhmenti i Klinikës nuk ka vepruar konform masave që i ka lëshuar ISHSSH, përveç për një pikë të konvokohet Këshilli drejtues.

“ISHSSH ka kryer inspektim kontrollues në Klinikën e Toksikologjisë pasi ka lëshuar një vendim paralajmërues me masa inspektuese të urdhëruara, të cilat po ashtu kanë qenë të obliguara të dërgojnë njoftim me shkrim në afat prej tri ditësh nëse është vepruar me të njëjtin vendim, por nuk kemi marrë një njoftim të tillë me shkrim. Duke marrl mparasysh se në mbikëqyrje kanë marrë pjesë dy drejtorët, drejtori mjekësor dhe drejtori organizativ, është dorëzuar dokumentacion lidhur me listën e evidencës elektronike të orarit të punës dhe kontrollit të qasjes në hapësirat nga dokumentet e njejta, ISHSSH ka konstatuar si më poshtë: në pikën 1 dhe 2 të vendimit të dhënë për vërejtje nuk veprohet, gjegjësisht punonjësit e shëndetësisë që nuk kanë kontratë pune, gjegjësisht u ka skaduar kontrata më 31.12.2023, janë ende të regjistruar në Klinikën e Toksikologjisë, që do të thotë se nën pikat 1 dhe 2 nuk është vepruar sipas vendimit”, tha Mlladenovska.

Nëse nuk veprohet edhe rreth kësaj çështje, Mlladenovska tha se pasojnë gjoba për drejtorin mjekësor dhe organizativ, si dhe për vetë Klinikën.

E pyetur si është e mundur të paraqiten në punë persona, që nuk kan marrëveshje për punë, Mlladenovska uurdhëroi që përgjigjja të kërkohet tek menaxhmenti i Klinikën dhe tek Ministria e Shëndetësisë.

Me drejtoreshën organizative, siç deklaroi, kanë biseduar me përkthyes sepse ajo nuk e përdor gjuhën maqedonase. 

Marketing
Related news