-0.2 C
Skopje
Wednesday, December 8, 2021

Sanksionohen 199 shoferë në Shkup, 44 për vozitje të shpejtë

Shkup, 24 shtator – Në territorin e qytetit të Shkupit dje ishin shqiptuar gjithsej 199 masa, në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese. Prej tyre, 44 sanksione janë për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 50 për parkim të parregullt.

Tre sanksione janë shqiptuar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 10 për automjete teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara.

Siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar katër masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, gjashtë për kalim në semafor të kuq, pesë për shoferë fillestarë, 11 për përdorim të telefonit, 33 kundërvajtje për këmbësorë, ndërsa 18 për vozitje pa patentë shoferi.

Nga MPB-ja theksojnë se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img