33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Qeveria propozon ulje të doganave për lëndët e para dhe repromaterialet për industrinë vendore

Shkup, 14 dhjetor – Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt të 127-të, me të cilën kryesoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi i konfirmoi ndryshimet e Ligjit për Tarifën doganore me të cilat propozohet ulje e shkallëve doganore për mallra të caktuara të cilat si lëndë të para apo repromateriale shfrytëzohen në industrinë vendore.

“Me miratimin e këtij ligji në të vërtetë do të realizohet Masa 17 nga pakoja e pestë e masave ekonomike për rijetësim të ekonomisë në kushte të Kovid-19, si dhe për harmonizim më të madh me Tarifën doganore të bashkimit Evropian edhe në pjesën e shkallëve doganore, duke i pasur parasysh, me atë rast, edhe rregullat e Organizatës botërore të tregtisë”, ceket në kumtesën nga mbledhja qeveritare. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img