14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Në Ajduk Çeshma të Kumanovës gjendet një granatë e pashpërthyer nga lufta e dytë botërore

Kumanovë, 1 nëntor – Një kumanovar ka gjetur granatë nga Lufta e Dytë Botërore, kumtoi sot SPB Kumanovë. A. M. ka raportuar në polici se e ka gjetur granatën e pa shpërthyer në lagjen Ajduçka Çeshma.

“Më 30 tetor të këtij viti në ora 16:57 në SPB Kumanovë A.M. nga Kumanova ka raportuar se në lagjen Ajduçka Çeshma, ka gjetur granatë të pashpërthyer minahedhëse nga Lufta e Dytë Botërore me kalibër 82 milimetër”, kumtoi policia.

Ekipi i SPB Kumanovë ka kryer inspektim, ndërsa granata është tërhequr në mënyrë të sigurt nga pirotekniku nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për procedurë të mëtutjeshme.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img