Shkup, 15 dhjetor – Në Kuvend sot do të mbahen mbledhje të tre Komisioneve parlamentare.
Në Komisionin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të mbahet seancë për debat publik në temë: “Propozim të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal”.
Seanca do të mbajnë edhe Komisioni për shëndetësi dhe Komisioni ligjvënës- juridik të cilët do të diskutojnë për propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për mbrojtje shëndetësore.
Dy propozimet për ndryshim dhe plotësim miratohen në procedurë të shkurtuar.