2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Kovid 19 RMV/ 22 humbje jete,491 raste të reja

Shkup, 22 shtator – Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.747 teste të kryera janë regjistruar 491 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 22 pacientë.


Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 188.113 raste, prej të cilëve 169.116 janë shëruar, kurse 6.511 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.486 raste aktive me virusin korona.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img