26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Grupi i Kumanovës nuk dëshiron transferimin në Kosovë

Shkup, 14 dhjetor – Njohësit e sistemit të Drejtësisë thonë se Kosova e ka mundësinë të kërkojë transferimin e  anëtarëve të Grupit të Kumanovës në Kosovë, por në fillim duhet të përfundoj i gjithë procesi i gjykimit.

Familjarët thonë se ata për momentin nuk janë të interesuar të kthehen në Kosovë.

Shumica e 47 të dënuarve me 740 vjet burgim, por Grupi i Kumanovës nuk janë të interesuar të kthehen në Kosovë.

Dardan Krasniqi, vëllai i Muhamet Krasniqit i njohur si “Komandant Malisheva” i dënuar me burgim të përjetshëm thotë se po presion vendimin përfundimtar.

“Ka prova që procesi ka qenë i manipuluar dhe nuk është bërë gjykim i drejtë. Gjithashtu procesi është në Gjykatën Supreme. Pa u shtjerrë i gjithë procesi nuk besoj se shteti jonë ka mundësi që ata të transferohen ën Kosovë”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Islam Qerimi, vëllai i të burgosurit Mirsat Qerimi i dënuar me 20 vjet burg.

Kërkesa për të vuajtur dënimin në Kosovë sipas tij do të ishte pranim i fajësisë.

“Për shkak që grupi gjendet në Maqedoni, ne nuk kemi interes që ata të kthehen në Kosovë. Është absurde që të pretendoj dikush që në këtë fazë ata të transferohen në Kosovë dhe të legjitimojmë diçka që nuk ka asnjë provë e asnjë bazë”, tha Qerimi, përcjell Telegrafi.

Rasti i Grupit të Kumanovës është duke u trajtuar në Gjykatën Supreme.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se pa përfunduar rasti në Supreme nuk mund të bëhet kërkesa për transferim.

“Edhe nëse Maqedonia eventualisht pranon që të bëjë transferimin e të njëjtëve në Kosovë, e njëjta mund të paraqes kushte shtesë. Në momentin që dikush transferohet në Kosovë, Maqedonia ka të drejtën që lirimi me kusht, e drejta për privilegjet tjera që eventualisht mund të gëzojnë të burgosurit në Kosovë i mbetet Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoni”.

Për këtë rast sot është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, pasi opozita fajësoi Qeverinë se nuk po interesohen për rastin.

Kryeministri Kurti nga ana tjetër u arsyetua se rasti është në Gjykatën Supreme.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img