14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Shkup, 25 tetor – Në TVM2 të ftuar ishin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kandidati nga radhët e ASH-AAA-VMRO, Bekim Sali. Gjatë debatit Sali tha se nuk është investuar në infrastrukturë nëntokësore dhe nëse është investuar ajo është e keqe.

Ganiu duke iu kundërpërgjigjur Bekim Salit tha: “Që nga viti 2004/5 kur BDI e ka marrë Komunën e Çairit në Çair janë investuar 5 milionë euro vetëm në infrastrukturë nëntokësore. Ju thoni se nuk është bërë asgjë por kjo nuk është e vërtetë”.

Gjithashtu Ganiu tha se po punohet edhe në infrastrukturë rrugore në Gazibabë, Seravë, Dizhon e lagje tjera dhe se në mandatin e dytë do të përfundojnë projektet e nisura.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img