Shkup, 26 shtator – Zëv.Drejtori Abdul Selam Selami i ftuar në organizimin e banorëve të Krushopekut!
Abdul Selam Selami mori pjesë në organizimin me ftesë të banorëve të fshatit Krushopek të cilët e kishin organizuar një takim të përbashkët me rastin e lëshimit të rrugës së re prej në Krushopek për në Krushopek të Epërm.
Projekti është i finansuar nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ku Selami atë kohë ishte zëv.drejtor i Agjencisë.
Në këtë organizim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, zëv.ministri Bekim Rexhepi deputeti i zonës Arben Ziberi dhe funksionare të tjerë.