24.8 C
Skopje
Monday, September 25, 2023

Zjarr në një dyqan në Tetovë, hidhet një shishe me lëng të ndezshëm

Tetovë, 4 tetor – Një shishe me lëng të ndezshëm, mbrëmë është hedhur në një dyqan në Tetovë me ç’rast janë dëmtuar pjesa e poshtme e vitrinës dhe qelqi, por të lënduar nuk ka, kumtoi policia.

Zjarri tërësisht është shuar me intervenimin e Njësisë Territoriale të  Zjarrfikësve, ndërsa rasti është denoncuar rreth orës 02:30 minuta.

“Rreth orës 02:30 minuta në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është denoncuar se në vitrinën e një dyqani në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, pronësi e 66 vjeçarit E.J. nga fshati Shemshovë  i Tetovës është hedhur një shishe me  lëng të ndezshëm. Është dëmtuar pjesa e poshtme e vitrinës dhe qelqi. Nuk ka persona të lënduar, inspektim ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme”, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. 

Marketing
Related news