Kërçovë, 1 tetor – Dje rreth orës 10:35 minuta në rrugën “Boris Trajkovski” në Kërçovë në vendin Llopushiniki i vjetër, ka ndodhur zjarr në një automjet të udhëtarëve me targa të Kërçovës në lëvizje, të drejtuar nga E.M. (63) nga Kërçova.
“Pas denoncimit për zjarr në automjet motorik kemi intervenuar në vendin e ngjarjes me një automjet dhe zjarri në tërësi e kemi shuar. Vlerësimet tona thonë se gjatë këtij zjarri është shkaktuar dëm material prej rreth 20.000 denarë, ndërsa vlerën reale të dëmit do ta konfirmojë kompania e sigurimit ku është siguruar automjeti”, ka thënë komandanti i NJTKZ Kërçovë, Goran Sokoleski.