Shkup, 26 tetor – Zjarri ka përfshirë barakat ku është e vendosur Gjykata për kundërvajtje në Parkun e qytetit në Shkup. Për momentin në terren intervenojnë katër automjete kundër zjarreve, njofton MIA.
Komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit, Vlladimir Simonovski ka deklaruar se bëhet fjalë për zjarr më të madh dhe se në terren do të dërgohen automjete shtesë.
Zjarri është lajmëruar rreth orës 16.