13.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

Zhvillohet vaksinimi kundër Pertusit në Kumanovë

Kumanovë, 8 shkurt – Pertusis apo siç njihet ndryshe edhe si kolla e mirë është sëmundje ngjitëse e traktit respirator, e cila shkaktohet nga bacile negative e që gjendet në hundën, gojën dhe fytin e një personi të infektuar, e cila shumë lehtë mund të përhapet, sidomos në ditët e sotme kur janë edhe prezentë virozët e shumta.

Kjo sëmundje më së shumti prek të vegjlit nga foshnjat e deri te fëmijët 9 vjeç, por që i prek edhe fëmijët mbi 9 vjeç. E me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, mjekët rekomandojnë vaksinimin.

Nga IShP “Shtëpia e Shëndetit”-Kumanovë, për programin tonë deklarojnë se interesimi nga ana e prindërve për t’i vaksinuar të vegjlit e tyre ka, por nga ana tjetër edhe ka prej tyre që e kundërshtojnë këtë proces.

Nga IShP ”Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, apelojnë deri tek prindërit, të cilët hezitojnë, por edhe që druajnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këto lloje të vaksinave, të njëjtit mos të bien pre e dezinformatave që qarkullojnë nëpër popull, por edhe nëpër rrjetet sociale kinse vaksinimi është i dëmshëm dhe ka efekte negative, por të vijnë të konsultohen me mjek dhe t’i përmbahen kalendarit për vaksinimin e patjetërsueshëm për të mirën dhe shëndetin e foshnjave dhe fëmijëve të tyre. 

Marketing
Related news