34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Zhvillimi i gjelber kerkon uljen e lëshimit të dioksidit të karbonit

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të hënën në një mbledhje mbi zhvillimin ekonomik të Kinës forcimin e planeve për të arritur objektivat e “zhvillimit të gjelbër” të vendit.

Vitin e kaluar, Kina shpalli objektivin e saj për të arritur asnjanësimin e karbonit deri në vitin 2060.
“Arritja e një gjëje të tillë do të ishte një revolucion ekonomik dhe shoqëror sistematik i përhapur gjerësisht, por edhe i thellë,” tha Xi duke ritheksuar angazhimin e Pekinit.

Prodhimi i energjisë së përtëritshme në Kinë është rritur vazhdimisht me kalimin e viteve, duke arritur vjet në 2.21 trilion kilovat orë (kWh) dhe u rritur 8.4 për qind në krahasim me vitin 2019, sipas njoftimit të Administratës Energjetike Kombëtare në fund të janarit.

Gjithnje e menshume poni jepet prioritet krijimit të më shumë “thithësve të karbonit” përmes pyllëzimit të tokave dhe rikthimit të ligatinave.

Norma e mbulimit me pyje në Kinë u rrit nga 21.66 për qind në vitin 2015 në 23.04 për qind vjet, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave.

Administrata është zotuar ta rrisë shkallën e pyllëzimit të vendit në 24.1 për qind deri në vitin 2025 dhe ta shtojë vëllimin e rezervave pyjore të vendit me 1.4 miliard metra kub, duke arritur në 19 miliard metra kub në pesë vitet e ardhshme.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img