Shkup, 29 gusht – Burime partiake kanë thënë se ka pasur marrëveshje mes BDI-së dhe Partisë Demokratike Evropiane (PDE) të Arjanit Hoxhës, për pjesëmarrje të tyre në Qeveri.
Mirëpo siç mëson Zhurnal, marrëveshja po zbatohet me vonesë dhe me vështirësi, për shkak të revoltës së madhe që është paraqitur në degët partiake të BDI-së, e që kanë të bëjnë me postet e parapara për PDE-në.
Strukturat e BDI-së janë të mendimit se PDE si parti politike nuk meriton të marë aq shumë poste, sepse nuk ka aq kapacitet. Prej shumë degëve udhëheqësia e BDI-së ka marë porosi të ngjashme: Nëse një parti e vogël meriton aq shumë poste, atëherë edhe ne po shëndërrohemi në parti të vogla që të fitojmë poste, pse kemi nevojë të funksionojmë si degë të BDI-së?
Kjo revoltë e paraqitur është shkaku pse ende nuk janë emëruar drejtorët nga radhët e PDE-së edhe pse diçka e tillë është dashur të ndodhë javën e kaluar.
Lajmi është në përditësim, sepse presim të ketë reagime prej BDI-së dhe prej PDE-së./Zhurnal