0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Zhurnal mëson: Alternativa fiton dy ministri, Shëndetësinë dhe Shoqërinë Informatike

Shkup, 3 dhjetor – Pas 3 raundeve takime mes dy liderëve të Alternativës dhe LSDM-së, Afrim Gashi dhe Zoran Zaev, sot Alternativa pritet të vendosë nëse do të mer pjesë apo jo në Qeverinë aktuale, me çka, bashkërisht me Kastriot Rexhepin do të bëheshin 64 deputetë, shkruan Zhurnal.

Pjesmarja e Alternativës në QEveri është pothuajse gjë e kryer ndërsa gjatë ditës së djeshme vetëm se janë ndarë resoret dhe përgjegjësitë që do t’i mer partia më e re e koalicionit qeveritar.

Ashtu siç mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal, Alternativa do të marë në menaxhim Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Alternativa gjithashtu pritet të marë rreth 25 drejtori “tejet” të rëndësishme por të njejtat ende nuk bëhen të ditura.

Si kandidat më i mundur për ministër të shëndetësisë përmendet Bekim Sali por disa media raportuan se i njejti nuk është i dëshirueshëm nga Zoran Zaev përshkak se ka humbur garën në Çair në zgjedhjet e fundit lokale./Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img