6.8 C
Skopje
Friday, March 29, 2024

Zhelinë – Ndahet nga jeta mësuesi Rrahmetullah Nuhiu

Një lajm i trishtë vjen nga Zhelina. Është ndarë nga jeta mësuesi Rrahmetullah Nuhiu, i cili është skalitur në mbamendjen e shumë brezave si një edukator i madh, që punonte me përkushtim të jashtëzakonshëm me nxënësit.Lajmin e ka publikuar nipi i tij, Beqir Veliu:

Sot në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë daja im – mësuesi Rahmetullah Nuhiu.
Ndër intelektualët e parë të komunës së Zhelinës, student i Xhevat Gegës, punoi gjithë gjithë jetën si arsimtar në disa fshatra: Grupçin (1964-1978), Pallaticë (1978-1988) dhe Zhelinë (1988 deri sa doli në pension).

Prehu në paqe Dajo. Zoti të shpërbleftë për mundin dhe sakrificën jetësore në edukimin dhe shkollimin e shumë gjeneratave.
Va/rimi pas namazit te drekes në Zhelinë, shkruan Beqir Veliu.

https://www.facebook.com/varovik/posts/5061131067234536
Marketing
Related news