Shkup, 2 tetor – Gjatë ditës së djeshme, kryetari i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, realizoi takim me banorët e Bogovinës, ku hasi në mbështetje masovike nga banorët e këtij vendi.
Në takim ishin prezent edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela dhe deputetja e Aleancës për Shqiptarët, znj.Ilire Dauti. Kryetari i komunës së Bogovinës në këtë takim shpalosi planet për projektet e ardhëshme dhe për vazhdimin e investimeve në Bogovinë dhe
në gjithë komunën.