14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Zejtarët kërkojnë subvencione për rritjen e paralajmëruar të pagës minimale dhe kompensim të veçantë për energji

Shkup, 2 nëntor – Kryetarët e zgjedhur t’i respektojnë kërkesat e zejtarëve të cilat kanë të bëjnë me masat dhe subvencionet, Qeveria ta subvencionojë pagën minimale nëse rritet në 18.000 denarë dhe të gjejë zë të përshtatshëm për pronarët e dyqaneve të mos paguajnë kompensim për energjinë elektrike industriale, informuan sot kompetentët e Odës së Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i OZRMV-së dhe kryetar i Odës Rajonale të Zejtarëve – Kumanovë, Agron Fazliji tha se rritja e paralajmëruar e pagës minimale do të jetë ngarkesë shtesë për zejtarët të cilët ende po përballen me krizën e shkaktuar nga pandemia.

“Nuk është se nuk duam të rritet paga minimale, por nuk mund t’u përgjigjemi kësaj, për shkak të gjendjes momentale në të cilën asnjë biznes i zejtarëve nuk mund të lejojë një shpenzim të tillë, sepse nuk ka të ardhura. Kusht i vetëm nën të cilin do ta pranonim këtë rritje është subvencionimi për zejtarët nga ana e shtetit, të subvencionohen kontributet dhe të dhënat të cilat dalin nga kjo rritje”, deklaroi Fazliji.

Në interes të qëndrueshmërisë socio-ekonomike të zejtarëve, ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, Oda e Zejtarëve reagon edhe për krizën e paralajmëruar të energjisë dhe parashikimit se është e mundur të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Oda e Zejtarëve tashmë ka dorëzuar kërkesë deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë për shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e zërit të veçantë për zejtarët dhe se shpreson në përgjigje pozitive. Në këtë mënyrë, konsiderojnë kompetentët, do të tejkalohen vështirësitë në punën e kësaj kategorie të operatorëve ekonomikë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img