23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Zbulohet dosja e Tom Doshit, çfarë gjeti Prokuroria

Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për Tom Doshin. Rezultatet e këtyre verifikimeve sipas Prokurorisë së Përgjithshme i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit.

Tom Doshi ishte në listën e 28 kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i nisi për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. Pas këtyre ngjarjeve, Tom Doshi dha dorëheqjen nga kreu i PSD. Tom Doshi po ashtu dha dorëheqjen nga mandati i deputetit vetëm pak orë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Por çfarë gjeti Prokuroria e Përgjithshme në dosjen e Doshit?

Rekordet nga Prokuroria:

Rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë më 25.05.1990, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor për kundërvajtjen penale “Sjellje së padenjë në shoqëri” duke u dënuar me 1 vit heqje lirie.

Ndërkohë Tom Doshi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton i hetuar apo i akuzuar për veprat penal:

– Plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe “sjellje e padenjë në shoqëri” më 26.02.1990.

– Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të paligjshme” më 20.01.2012.

– Goditje për shkak të detyrës, më 13.03.2008.

-Kallëzim i rremë, deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë, më 20.03.2015 nga Prokuroria e Përgjithshme.

– Refuzim për deklarimin, mos deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nën punësve publik.

Rezulton të ketë qenë i ndaluar për “kallëzim të rremë” nga data 26.03.2015 deri më 28.03.2015 pasi gjykatat u ka caktuar masën “arrest shtëpie”

Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burg në Durrës si i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje më 26.02.1990.

Rezulton të ketë qenë me masë sigurie personale:

“Arrest në shtëpi” më 28.03.2015 për “Kallëzim të rremë” “Kanosje për deklarime të rreme.

– “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, 28.04.2015 “Kallëzim i rremë”

-Rezulton të jetë “Non Grata” në SHBA.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img