0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Zbulohet 381 rrënjë kanabisi në Gjevgjeli, arrestohen katër persona

MPB njofton se dje janë zbuluar 381 rrënjë kanabisi në Gjevgjeli, ndërsa janë arrestuar katër persona.

“Më 01.09.2021 rreth orës 20:00 në vendin e quajtur “Zhabjak”, zona e fshatit Negorci, Gjevgjeli, policët nga Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare Jug arrestuan J.M. (30) nga fshati Negorci, S.V. (25) nga Gjevgjeli , V.L. (21) nga Bogdanci dhe H.M. (23) nga Gjevgjelia.

Gjatë kontrollit në disa vende në vendin e përmendur, policët zbuluan dhe konfiskuan 381 rrënjë të kanabisit sativa, ndërsa personat janë kapur në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB.

Ata u ndaluan në një stacion policie dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, kundër tyre do të ngrihen akuzat e duhura.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img