-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Zbulohen detajet e kontratës, De Ligt ka klauzolë largimi nga Juventusi

Mino Raiola dy ditë më parë doli dhe foli për të ardhmen e mbrojtësit Matthijs De Ligt.

Deklarata e agjentit të famshëm italo-holandez bëri bujë të madhe, teksa për të foli edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Por deri tek ajo deklaratë erdhi pasi Raiola i di detajet e kontratës që ka nënshkruar holandezi me Zonjën e Vjetër.

tani është zbuluar se De Ligt ka një klauzolë largimi nga Juventusi, klauzolë që futet në fuqi nga vitit 2022.

Ka qenë gazetari Fabrizio Romano që ka zbuluar çmimin e largimit që ka De Ligt në klauzolë.

Ajo skuadër që dëshiron transferimin e holandezit do të duhet të paguajë klauzolën e lartë të tij prej 150 milionë eurove.

Megjithatë gjiganti italian nuk është i interesuar ta shes yllin e tyre, pasi qëllimi është ta mbajnë gjatë në Allianz Stadium. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img