15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Zaevi e uroi RF të Gjermanisë me rastin e Ditës së unitetit gjerman dhe bashkimit të sërishëm

Shkup, 3 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite, përmes profilit të tij në Fejsbuk, e uroi RF të Gjermanisë, me rastin e festës nacionale – 3 Tetorin, Ditën e unitetit gjerman dhe bashkimit të sërishëm.

Siç thekson Zaevi, bashkimi I Gjermanisë në vitin 1990 dhe rënia e Murit të Berlinit një vit më parë, janë simbole për trimërinë dhe shpresën e lirisë dhe demokracisë. Në këtë ditë RF e Gjermanisë I realizoi të drejtën dhe vendimin e pakontestueshëm të popullit gjerman që sërish ta bashkojë shtetin e vet të ndarë. Ky akt dërgoi porosi të fuqishme për fuqinë e unitetit dhe mes vendeve-anëtare të BE-së.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, I dërgoj urimet më të përzemërta popullit të RF të Gjermanisë, me rastin e festës së sotme nacionale – 3 Tetorit, Ditës së unitetit gjerman dhe bashkimit të sërishëm. Rënia e Murit të Berlinit është  hap historic me të cilin në Evropë mbisunduan vlerat për vetëvendosje të popujve për pavarësimin e vet me mjete politike përmes institucioneve demokratike dhe për sundim të së drejtës dhe respektit ndaj lirive dhe të drejtave individuale”, theksoi kryeministri Zaev.

Sipas tij, Republika e Maqedonisë së Veriut I ndan këto vlera me RF të Gjermanisë.

“Si aleat I ynë në NATO dhe mbështetëse e aspiratave tona për anëtarësim në BE, ata janë partner I rëndësishëm për realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe për të ardhme të përbashkët në NATO dhe BE. Mbarë popullit gjerman edhe njëherë ia uroj festën 3 Tetori, Ditën e unitetit dhe bashkimit të sërishëm të Gjermanisë, me dëshira për përparim dhe të mbetet edhe më tej promovuese me ndikim të lirive dhe vlerave demokratike”, shkruan Zaevi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img