21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Zaev: Të bashkohemi dhe së bashku të mundësojmë jetë më të mirë në çdo familje

Shkup, 28 tetor – Populli im, e pat si punon Qeveria e cila nuk i ndan njerëzit. Pas 20 viteve, çështjet nga Marrëveshja e Ohrit janë zbatuar tërësisht. Nuk ka më pretekste. Mjaftë ishte “më shumë për këtë anë, më pak për anën tjetër”. Po ndërtohet gjithkund, fuqimisht, nga të dy anët e Vardarit. Ndërsa mbi Vardarin ndërtojmë ura, të juaja, tonat, të gjithëve, bashkarisht. Nuk ka më keqpërdorim të marrëdhënieve etnike për shkak të politikave ditore partiake, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Tani na mbetet vetëm një: bashkarisht të punojmë që fëmijët të mbeten këtu, të jetojnë këtu dhe të punojnë dhe të prosperojnë këtu, në vendin e tyre. Kjo do të thotë të bashkohemi dhe së bashku të mundësojmë më shumë vende të punës, për mjedis më të pastër jetësor, për shërbime cilësore për çdo njeri, për më shumë para në çdo familje. Për jetë më të mirë”, porositi kryeministri Zaev. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img