9.8 C
Skopje
Monday, October 3, 2022

Zaev: Shteti e mban stabil çmimin e rrymës së amvisërive

Shkup, 4 tetor – Shteti e mban stabil çmimin e rrymës së amvisërive, pasi modeli i jonë është liberalizimi me hapjen graduale të qytetarëve. Në këtë moment, shteti ka obligim të siguroijë rreth 60-70 pë qind nga rryma, ndërsa deri 100 për qind i subvencionon, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin Naser Nuredini.

Trendi i rritjes në bursa të rrymës, tha Zaev, ishte i dukshëm që në gjysmëvjetorin e parë dhe Qeveria po ndërmerr aktivitete adekuate, siç është zvogëlimi i TVSH-së së energjeisë elektrike prej 18 në 5 për qind dhe në këtë mënyrë kemi arritur të amortizojmë një pjesë të harxhimeve, të cilat qytetarët do t’i kishin nëse shteti nuk intervenonte.

“Pjesa e dytë është intervenim i drejtpërdrejtë që shteti e bën me prodhuesin e energjisë EEM që të mund të mbajmë çmim stabil të rrymës së amvisërive, edhe pse ajo disa herë është rritur, rreth 5-6 herë, varet prej kur ka matje. Në dy mënyra bëjmë subvencionim. Njëra është që drejtpërdrejtë e ndihmojmë EEM-në që të mund dallimi prodhues me atë të qytetarëve ta paguajmë nga Buxheti, me mjete të qytetarëve, e atë të mos e paguajnë qytetarët. Pjesa e dytë ësht[ subvencionim i çmimit që furnizohet në treg të hapur, që deri 100 për qind të mbulojnë amvisëri dhe ashtu do të vazhdojmë”, tha Zaev.

Maqedonia e Veriut në pajtim me Bashkësinë energjetike ekonomike, tha Zaev, është treg i hapur dhe në këtë moment kompanitë dhe institucionet publike në treg të hapur furnizojnë rrymë.

“Normalisht, këtu bëjnë alokim shtesë të mjeteve buxhetore për spitalet, shkollat dhe kopshtet për fëmijë, të cilët furnizojnë rrymë shumë më të shtrenjtë se më herët ose nga periudha kur janë planifikuar këto mjete buxhetore”, tha Zaev.

Që në vitin 2022, potencoi Zaev, do t’i presim zhvilimet që do të ndodhin, por qartë është se me politikat e ndryshimeve klimatike dhe investimeve në burimet ripërtëritëse të energjisë tentojmë edhe ne si shtet të sigurojmë sasi më të mëdha të energjisë së gjelbër me çmime konkurruese, që të mund në afat më të gjatë ta zbutim tendecën e tillë.

“Qartë është, në botë trendi tregon se çmimi i rrymës edhe në të ardhmen do të jetë shumë i lartë, pasi gjithnjë e më tepër mbyllen centralet e qymyrit, e gjithnjë e më tepër rritet kërkesa për energji elektrike. Gazi natyror është rritur në vlerë, e gjithsesi edhe energjenset tjera për prodhimin e rrymës. Prej këtu, si Qeveri seriozisht jemi të përkushtuar në ndihmën maksimale në aspektin ekonomiko-social të amvisërive tona”, tha Zaev.

Kemi plan, tha ai, që deri në vitin 2030 të mbyllen të gjitha termocentralet e qymyrit në shtet dhe për këtë shkak, theksoi, fokusi është në energjinë e gjelbër me erë, hidro dhe centrale fotovoltaike.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img