14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Zaev: Porosia ime për forcat progresive është që të dalin dhe të votojnë në zgjedhje

Shkup, 26 tetor – Porosia ime është lufta, veçanërisht te forcat progresive, ruajtësit e së ardhmes, të ardhmes integruese të vendit tonë dhe ruajtësve të vlerave të një shoqërie për të gjithë, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë ashtu si mendojnë se është më mirë për ta, për komunat e tyre dhe për atdheun tonë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të japë dorëheqje nëse kandidati i koalicionit LSDM humbë të dielën në zgjedhjet për kryetar të Shkupit.

“Konfirmoj se jam njeri luftëtar dhe bëj thirrje për luftë. E drejtova të gjithë popullin tonë me të gjitha informacionet e hollësishme të cilat duhet t’i dijë, cilat janë opsionet gjatë zgjedhjes. Këtu jam, kam luftuar, luftoj dhe do të luftoj, por më duhet mbështetje nga populli për atë se vetëqeverisjet lokale, Qytetit i Shkupit, janë shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në përditshmërinë e shtetit, veçanërisht me ingerencat e përforcuara të cilat do t’i marrin me fazën e tretë të decentralizimit”, deklaroi Zaevi në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, në të cilën e prezantuan Planin e miratuar për rritje të përshpejtuar ekonomike për vitet 2022-2026.

I pyetur nëse ndodh skenari që ai të tërhiqet, a ka ide se cili nga partia mund të jetë trashëgimtari i tij, Zaevi edhe një herë bërë thirrje që populli të dalë në zgjedhje dhe të luftojë për të ardhme progresive.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me akuzat nga ana e VMRO-DPMNE-së në lidhje me grupet e viberit të të punësuarve në polici, Zaevi theksoi se si kryetar i Qeverisë, e konfirmon atë që e konfirmoi edhe Ministria. Gjegjësisht se nuk ka kurrfarë dëshmish për sistem të organizuar përmes MPB-së. Është dhënë urdhër, informoi ai, njerëz të punësuar në MPB, nëse kanë krijuar grupe të tilla, kontroll të brendshme dhe të gjitha shërbimet relevante ta zbardhin atë komplet për shkak të asaj se secili mund të krijojë grup të tijin privat.

“MPB – VMRO përfundoi koha. As dikush ka menduar në atë drejtim, e as ka nevojë për gjëra të tilla. Kemi zgjedhje jashtëzakonisht korrekte, të lira dhe demokratike. E pamë se nuk janë të sakta akuzat se dërgohen thasë të zinj në Manastir, kur hapen thasët e zinj e shihni karrocën e fëmijëve”, shtoi kryeministri.

Ai porositi se akuzat e tilla nuk do të kalojnë, sepse, siç theksoi, nuk ka nevojë që asnjë subjekt politik, më i madh ose më i vogël, të mendojë në atë drejtim.

“Fitues në zgjedhje jemi të gjithë, nëse kemi zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike”, shtoi Zaevi.

Ai bëri thirrje që të kenë kujdes të përbashkët në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale dhe gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe gjithsesi në ditën e zgjedhjeve. Sipas tij, përgjegjësi më e madhe është e partive të koalicionit, të cilëve ju bëri thirrje që syhapur të ndjekin dhe të jenë përgjegjës që të kemi proces zgjedhor korrekt, të lirë dhe demokratik.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img