-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Zaev nuk është kundër presidentit shqiptar: Dua ta përjetoj atë moment

Shkup, 12 tetor – Pas deklarimit të djeshëm të liderit të BDI-së Ali Ahmeti se po përgatiten për president shqiptar të Maqedonisë, sot për këtë çështje ka komentuar edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Sipas Zaevit, nuk ka asgjë kontestuese nëse president i shtetit zgjedhet një shqiptar apo një person i përkatësisë tjetër etnike.

Ai thotë se shpreson vetëm të jetë gjallë e shëndosh ta pritë atë moment kur një shqiptar të bëhet president i shtetit, njofton Zhurnal.

“Këtë moment dua ta përjetoj, të jem gjallë e shëndosh, unë dhe të gjithë që dijmë çfarë është afirmimi i një personi, i qytetarit para se gjithash pa dallim të përkatësisë së tij etnike, të kalojë tek qytetarët të cilët së paku 50% e maqedonasve, 50% e shqiptarëve, 50% e serbve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë që jetojnë në vendin tonë do ta votonin atë president”, deklaroi Zoran Zaev.

Ndryshe dje Ahmeti paralajmëroi se po përgatiten për zgjedhjet presidenciale, që pas përfundimit të mandatit të Pendarovskit, si zëvendës i tij të zgjedhet një personalitet shqiptar.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img