13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Zaev, Makron, Merkel e Radev njëzëri: Të zgjidhim kontestet e së kaluarës dhe të drejtohemi kah e ardhmja

Bërdo afër Kranjit, 6 tetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të agjendës për pjesëmarrje në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, realizoi takim me presidentin e Republikës së Francës, Emanuel Makron, kancelaren e RF të Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në takim, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Nikolla Dimitrov, u shpreh përkushtim në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor, me ç’rast u konfirmua interesi strategjik i Unionit për këtë çështje.

“Zaevi gjatë takimit ka shprehur falënderim nga ky përcaktim dhe potencoi se është shumë e rëndësishme që liderë si presidenti Makron dhe kancelarja Merkel ndërmarrin hapa me të cilat ndihmojnë gjetjen e zgjidhjeve për kontestet dypalëshe, që kanë rrënjët në të kaluarën. Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e përshëndeti udhëheqjen e Presidentit Makron dhe Kancelares Merkel dhe falënderoi edhe Francën edhe Gjermaninë, të cilët shikojnë drejt së ardhmes dhe që ndihmojnë gjatë zgjidhjes së kontesteve ballkanike nga e kaluara. Kryeministri Zaev në takim shprehu pritshmëritë dhe përcaktimet e qarta të qytetarëve maqedonas për të ardhme evropiane të vendit të vet, duke potencuar se urgjentisht nevojiten hapa evropian nga ana e të gjitha vendeve anëtare të BE-së me qëllim që të mos lejohet dëshpërim i popullit tanë dhe me këtë edhe rritje e rreziqeve për intensifikimin e rrymave retrograde nacionaliste!”, thuhet në kumtesë.

Gjatë bisedës u shprehën edhe gatishmëritë e përbashkëta dhe në interes të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për të vazhduar dialogu mes dy vendeve me qëllim që të arrihet zgjidhje.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img