23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Zaev fton liderët e partive politike në pushtet për të formuar Qeverinë e re

Shkup, 1 nëntor – Kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev, sot në Qeveri i ka thirrë kryetarët apo nënkryetarët e partive politike, nga shumica aktuale në Parlament, për biseda fillestare për kryeministër të ri dhe përbërjen e Qeverisë së re. Në mbledhje do të bisedohet edhe për orarin e mundur për seancë në Kuvend për dorëheqjen e kryeministrit dhe përzgjedhjen e Qeverisë së re, informon Zhurnal.

Pas dorëheqjes së djeshme të kryeministrit Zaev, sipas Kushtetutës, e gjithë Qeveria është në dorëheqje derisa të zgjedhet një përbërje e re qeveritare.

Edhe në Kuvend pritet mbledhje koordinuese të shefave të grupeve të deputetëve për marrëveshje për punë të mëtejme në Kuvend.

Në deklaratën e mbrëmshme Zaev tha se e mer mbi vete përgjegjësinë e të gjitha rezultateve të këqija në këto zgjedhje.

“Dorëheqjen e dorëzoj me qëllim që të gjitha ato forca progresive të munden të mbijetojnë dhe të vazhdojnë të luftojnë për progresin e Maqedonisë së Veriut. Dorëheqjen e dorëzoj edhe nga pozita e kryeministrit dhe kryetar i partisë. Për në fund, ngelem në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kanë ngelur edhe dy vite e gjysmë punë dhe arritje ekonomike nga të cilat përfitim do të ketë i gjithë populli dhe shteti. Unë personalisht jam pjesë e LSDM-së dhe nga populli progresiv dhe ngelem në radhët e para të luftës si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit progresiv”, tha Zaev

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img