10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Zaev – Donfrid: Fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në është interes gjeostrategjik i SHBA-së

Shkup, 24 nëntor – Kryeministri Zoran Zaevi mbrëmë vonë pati bisedë telefonike me ndihmës sekretaren e shtetit të SHBA-së Karen Donfrid, e cila në emër të Qeverisë së SHBA-së dhe të qytetarëve amerikanë u shprehu ngushëllim të thellë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për viktimat në aksidentin e autobusit në Bullgari.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, Zaevi dhe ndihmës sekretarja e shtetit Donfrid kanë biseduar për procesin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast ishte shprehur mbështetje e plotë nga ana e SHBA-së për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti.

Bashkëbiseduesit u ranë dakord se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është interes i jashtëm politik dhe gjeostrategjik i SHBA-së.
Në bisedën telefonike është konfirmuar partneriteti strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së të cilët tani janë edhe partnerë të NATO-s.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img