Veles, 29 shtator – Një polic i moshës 40 vjeçare mbrëmë është vrarë në një shtëpi familajre në Veles, ndërsa e dyshuar ngelet partnerja e tij, përcjellë Zhurnal.
Sipas informatave nga policia, mëngjesin e sotëm në ora 05 është arrestuar 23 vjeçarja nga Velesi, e dyshuar për vrasjen e burrit të saj të pakurorëzuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:20 pas mesnate në rrugën “Maksim Gorki” në Veles ndërsa vajza 23 vjeçare me një mjet të rëndë e ka therrë policin. Ndihma e shpejtë vetëm e ka konfirmuar vdekjen.
Është kryer inspektim në vendngjarje dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër vajzës do të ngritet padi adekuate penale./zhurnal.mk