29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

VMRO: Procesi zgjedhor ka qenë nën presionin e LSDM-së

Shkup, 31 tetor – Përgjigja ndaj fushatës së zezë të qeverisë ishte rritja e pjesëmarrjes, tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Siç tha ajo në konferencën e parë për shtyp të partisë, pas mbylljes së qendrave të votimit, procesi zgjedhor kaloi nëpër një sërë parregullsish.

“Qeveria e Zoran Zaev e tregoi fytyrën e saj jodemokratike në dritë të plotë. E pamë se si duket një qeveri në rënie… Procesi zgjedhor kaloi nëpër një sërë parregullsish dhe ato ishin dëshmi se si LSDM është e gatshme ta mbajë pushtetin me çdo kusht. “Edhe pse ky nuk është vullneti i popullit”, tha Miteva.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img