14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

VMRO i përgjigjet me kundër-tablo LSDM-së: Akademia shtetërore kriminale

Shkup, 12 maj – Pasi LSDM dje përgatiti dhe shpërndau gjithandej qytetit disa tablo me “Jopunëtorët dhe kujdestari”, e ku ishin vendosur fotografi të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, në rrjetet sociale nga mbrëmë filloi të shpërndahet edhe një kundër-tablo.

“Jopunëtorët dhe kujdestari, këto na kushtojnë 55,000 euro në muaj”, shkruan nga LSDM për tablon, informon Zhurnal.

Në kundër përgjigjen nga VMRO, në tablon për LSDM-në shkruhet “Akademia shtetërore kriminale”, e ku janë vendosur fotografi nga funksionarë të tanishëm dhe ish funksionarë të LSDM-së.

Tabloja e parë filloi të shpërndahet pasi opozita filloi me bllokadë aktive të Kuvendit, ndërsa LSDM i akuzoi se punojnë në dëm të qytetarëve, dhe u kërkuan t’i kthejnë pagat dhe paratë e harxhimeve rrugore.

Në ditën e parë të bllokadës, deputetët e VMRO-DPMNE-së dje në seancë kuvendore u paraqitën me afishe të madhe ku shkruante “Bllokadë aktive për shpëtim nga katastrofa nacionale”./Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img