6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

“Vjelja e mollëve të Prespës” nga 25 deri më 27 shtator

Resnjë, 23 shtator – Me program kulturor-argëtues dhe gara sportive nga 25 deri më 27 shtator në Resnjë do të mbahet manifestimi tradicional “Vjelja e mollëve të Prespës”. Vjelja e mollëve prespane, ndërsa sipas traditës, do të fillojë në festën fetare , Dita e kryqit, me këputjen e mollës së parë.

Manifestimi do të fillojë të shtunën me turne futbolli të grupeve junior, ndërsa ditën tjetër në pjesën muzikore-argëtuese në amfiteatrin e shkollës së mesme komunale “Mbreti Samoil” do të interpretojnë grupet “Pajak” dhe Aleksandar dhe Dac.

Tradicionalisht, në festën e madhe të Ditës së kryqit, më 27 shtator simbolikisht do të këputet molla e parë, me çka edhe zyrtarisht fillon vjelja e mollëve në Prespë, e më pas do të ndahen edhe çmimet komunale për bujqit më të mirë. Më pas pason prezantimi I mekanizmit dhe prodhimeve bujqësore, ndërsa do të promovohet edhe Ushqimi tradicional prespan dhe punime të ndryshme.

Marketing
Related news