21.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Vizioni i ardhshëm i Citroën është një studio fitnesi vetë-drejtuese

Urban Collectif, një nga prodhuesi i veturave Citroen, kompania e hoteleve Accor dhe specialisti i reklamave në natyrë JCDecaux erdhën me një ide shumë specifike të lëvizshmërisë së së ardhmes.

Në bashkëpunim ata kanë zhvilluar një koncept për të ashtuquajturin “Citroën Autonomous Mobility Vision” që tregon patinë të madhe 2.60 x 1.60 metra.

Ajo është një platformë e lëvizshmërisë autonome dhe elektrike që mund të vishet me 3 trupa të ndryshëm për aplikime të ndryshme.

Trupi “Pullman Power Fitness “, për shembull, është një studio palestër autonome që mundëson stërvitje gjatë vozitjes. ” Sofitel En Voyage “, nga ana tjetër, është menduar për udhëtime luksoze dhe trupi “JCDecaux City Provider” mund të përdoret si taksi. Të 3 modelet nuk ngasin më shpejt se 25 km / orë , siç raporton Golem.

Patina ka motor elektrik, bateri, radarë dhe sensorë lidar. Rrotat, të përbëra nga goma sferike, u zhvilluan nga Goodyear. Këto janë të pajisura me motorë elektrikë dhe mund të rrotullohen 360 gradë.

Nëse Urban Collëctif do ta realizojë vizionin mbetet për t’u parë për momentin. /Telegrafi/

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img